
Pajtueshmëria dhe Etika
Në EVITA shpk, reputacioni dhe suksesi ynë afatgjatë ndërtohen mbi themele të forta ndershmërie, përgjegjshmërie dhe sjelljes etike. Jemi plotësisht të angazhuar në zhvillimin e
aktiviteteve tona në përputhshmëri me standardet më të larta ligjore dhe etike, dhe ky angazhim integrohet në kulturën tonë organizative.
Departamenti ynë i Pajtueshmërisë luan një rol kryesor në udhëheqjen e vendimeve tona, sigurimin e transparencës dhe nxitjen e një kulture raportimi të lirë në të gjitha nivelet e kompanisë.
Kodi ynë i Sjelljes vendos standardet për mënyrën si punojmë, si brenda kompanisë, ashtu edhe me partnerët tanë. Ai pasqyron vlerat tona thelbësore dhe pritshmëritë që kemi, duke shërbyer si një udhëzues praktik për marrjen e vendimeve etike çdo ditë.
Raportimi dhe Sinjalizimi
Të gjithë punonjësit dhe përfaqësuesit e palëve të treta inkurajohen të flasin hapur, pa frikë nga ndëshkimi. Çdo shqetësim i ngritur në mirëbesim do të trajtohet me respekt dhe diskrecion të plotë.
Të gjithë punonjësit dhe Palët e Treta inkurajohen të kërkojnë udhëzime ose të raportojnë përmes kanaleve tona zyrtare të përputhshmërisë.
Raportimet mund të bëhen në mënyrë konfidenciale ose anonime dhe do të trajtohen me kujdes dhe profesionalizëm maksimal.
Raportimi i Sjelljeve të Papërshtatshme
Për të raportuar cdo sjellje të papërshtatshme apo joetike që përfshin punonjës, përfaqësues të palëve të treta ose palë të lidhura me ta, mund të përdorni një nga metodat e mëposhtme të kontaktit:
Email: [email protected]
Platforma Online për Raportim: këtu
Raportet shqyrtohen nga Departmaneti i Pajtueshmërisë dhe do të ndërmerren hapat e nevojshëm investigues dhe korrigjues për çdo shqetësim tuajin.
Kodi i Sjelljes
Kodi ynë i Sjelljes në Biznes është themeli i kulturës sonë së pajtueshmërisë. Aty theksohen parimet që udhëheqin veprimet, vendimet dhe marrëdhëniet tona. Të gjithë punonjësit dhe partnerët tanë pritet ta lexojnë, kuptojnë dhe respektojnë Kodin.
[Shkarkoni Kodin e Sjelljes (PDF) këtu

Ruajtja e Besimit
Ne besojmë se ndershmëria nuk lidhet vetëm me ndjekjen e rregullave – por me të vepruarit drejt, edhe në rastet kur askush nuk po të shikon. Përmes edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm, mbështetjes nga udhëheqësit tanë dhe përkushtimit vigjilent ndaj pajtueshmërisë, synojmë të ruajmë besimin e punonjësve, partnerëve dhe komunitetit në të cilin shërbejmë.