Përgjegjësi sociale

Babagjyshi dhe Elfat e Evita festojnë me fëmijët e jetimores në Elbasan

Në mbyllje të vitit 2022, Babagjyshi ynë bashkë me elfat e tij ndaluan pranë jetimores “Misionaret e Bamirësisë Motrat e Nënë Terezës” në Elbasan.

Fëmijët që jo vetëm gjatë periudhave festive por gjatë gjithë vitit kanë nevojë për dashuri dhe vëmendje, kaluan momente argëtuese mes lojrave, muzikës dhe dhuratave për secilin prej tyre, duke ndjere më pranë atmosferën e festave.

Evita sjell buzëqeshjen e pacientëve të vegjël në ambientet e pediatrisë me rastin e Vitit të Ri.

Kur bëhet fjalë për të qenë prezent në situata të nevojshme, Evita shpk ka treguar se është gjithmonë e gatshme për ndihmesë. Në këtë rast, Evita mendoi që enkas 1 ditë para Vitit të Ri të jetë prezente nëpërmjet figurës së babagjyshit plot me dhurata pranë pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në pediatri trajtohen fëmijë dhe adoleshentë me një shumëllojshmëri sëmundjesh. E gjitha kjo ndodh në një mjedis miqësor për pacientët dhe familjet e tyre të cilët po kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre.

E ndërkohë që stafi mjekësor përdor teknikat më të fundit klinike për të përmirësuar rezultatet në pacientë, edhe Evita e kreu misionin e vet pasi shumë fëmijëve u erdhi buzëqeshja tek panë një “babagjysh” që u dhuronte nga një dhuratë gjithësecilit. Nëpërmjet kësaj surprize, Evita ka tentuar të sjellë shpresë dhe gëzim tek fëmijët, gjë e cila u arrit pasi syte e tyre shkëlqenin tek tërhiqnin dhuratat.

Në ditë të tilla Evita ka menduar se të qenurit pranë atyre që kanë nevojë nuk u jep kënaqësi vetëm atyre që marrin por dhe vetë kompanisë.

Evita siguron implantet Mentor për pacienten e rrezikuar nga kanceri i gjirit

Gjatë “Tetorit Rozë” muajit të ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Evita iu bashkua kauzës duke mundësuar implantet e gjirit Mentor® për një paciente me predispozitë gjenetike.

Bazuar në rezultatet e testeve të kryera për identifikimin e genit BRCA-1 dhe BRCA-2, një paciente 39 vjeçare, kishte një predispozitë të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit në të ardhmen. Për të ulur drastikisht rrezikun e zhvillimit të kësaj patologjie, ajo vendosi të heqë në mënyrë vullnetare gjinjtë dhe të kryejë rindërtimin plastik të tyre.

Ndërhyrja u krye në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, nga kirurgët onkoplastik Prof. Ass. Helidon Nina dhe PHD. Dimitrios Varvaras. Kjo ndërhyrje e heqjes vullnetare të gjinjve me rikontruksion është gjithashtu edhe rasti i parë në vend, që performohet në një spital publik.

Si kryhet rikonstruksioni i gjirit?
Rikonstruksioni i gjirit konsiston në heqjen e indit qendror, ruajtjen e pjesës më të madhe të lëkurës së gjirit, dhe pozicionimin e protezës nën lëkurën ose muskulin e gjoksit. Kjo ndërhyrje paraqet një sfidë dhe vështirësi në sektorin shtetëror, pasi protezat janë të kushtueshme dhe duhet të sigurohen individualisht nga pacienti. Për këtë arsye, kompania Evita sh.p.k, mbështeti pacienten në rrugëtimin e saj, duke i mundësuar implantet e gjirit, përzgjedhur nga brandi i njohur me famë botërore MENTOR®. E cilësuar si marka globale numër një për estetikën e gjirit, produktet e MENTOR® janë të aprovuara nga FDA në Shtetet e Bashkuara dhe kanë kaluar testime të shumta klinike, duke konfirmuar edhe më tej sigurinë dhe efektivitetin e tyre. Me më shumë se 30 vjet eksperiencë në treg, MENTOR® udhëhiqet nga nevojat e pacientëve, duke kombinuar inovacionin dhe sigurinë, për të garantuar standarde të larta cilësie. MENTOR® është pjesë e familjes së madhe të produkteve mjekësore dhe farmaceutike, Johnson&Johnson.

Kanceri i gjirit në Shqipëri
Sa i përket situatës në vend, edhe këtë vit, u theksua rëndësia thelbësore që ka testimi paraprak në parandalimin dhe kurimin në kohë të kancerit të gjirit. Personat me trashëgimi familjare dhe mbartës të geneve të mutuara BRCA-1 dhe 2 kanë edhe rrezikun më të lartë për t’u prekur. Kontakti me mjekët specialist është i domosdoshëm për të arritur në identifikimin sa më të hershëm të kësaj patologjie.

Evita dhuron dy Implante Kokleare për dy fëmijë

Përgjatë vitit 2019, Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët në bashkëpunim me kompaninë Evita realizuan dy raste të kirurgjisë së Impiantit Koklear tek dy fëmijë me probleme dëgjimi. Impianti Koklear është një pajisje elektronike e cila implantohet tek pacienti në mënyrë kirurgjikale dhe i mundëson dëgjimin personave të cilët janë plotësisht të shurdhër apo kanë humbje të thella dëgjimi. Fëmijët të cilët kanë lindur me këtë patologji duhet t’i nënshtrohen ndërhyrjes në moshë sa më të vogël, mundësisht nga 1 deri në 5 vjeç, në mënyrë që të kenë mundësi të rikuperojnë dhe të mund të fillojnë edukimin në kohë. Në Shqipëri aktualisht janë rreth 50 fëmijë në listën e pritjes për realizimin e kirurgjisë së Implantit Koklear. Dy fëmijët, të kuruar përmes kësaj kirurgjie nga Fondacioni Shqiptarët për Shqiptarët dhe Evita Albania që i kthyen atyre buzëqeshjen e munguar, sot kanë mundësinë të edukohen dhe të kenë të njëjtën cilësi jetese si bashkëmoshatarët e tyre. Rasti i parë i kësaj kirurgjie është realizuar në Shqipëri në Qershor të këtij viti dhe ka rezultuar me sukses për fëmijën i cili vuante nga mungesa e dëgjimit. Ndërsa rasti i dytë është trajtuar në muajin Shtator dhe testi i dëgjimit rezultoi gjithashtu i suksesshëm. Nëpërmjet realizimit të kirurgjisë së Implantit Koklear te këta dy fëmijë, kompania Evita dhe Fondacionit Shqiptarët për Shqiptarët i rikthyen atyre buzëqeshjen e munguar, duke i ndryshuar përgjithmonë jetët nëpërmjet realizimit në kohë të kirurgjisë. Tashmë ata mund të dëgjojnë, flasin dhe të edukohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.