Politika e Mjedisit
• Përmirësimi i teknologjisë, duke ofruar shërbimet e reja, duke rritur kënaqësinë e klientëve dhe duke reduktuar impaktin mjedisor.
• Reduktimi i impaktit mjedisor që lidhet me aktivitetin e saj si dhe duke përmirësuar performancën mjedisore.
• Përcaktimi i objektivave dhe synimeve mjedisore, mbi të gjitha duke reduktuar konsumin e energjisë, ujit, letrës, burimeve natyrore, përveç prodhimit të mbetjeve duke favorizuar rikuperimin e tyre kur është e mundur.
• Identifikimi, vlerësimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i risqeve.
• Sigurimi që dokumentacioni mirëmbahet, kuptohet dhe shpërndahet në mënyrën e duhur në të gjitha nivelet e kompanisë.
• Zvogëlimi sa më shumë të jetë e mundur e ndotjeve të ajrit dhe të ujit.
• Mbrojtja paraprake prej rreziqeve të mëdha dhe mbrojtja e natyrës dhe e biodiversitetit.
• Garantimi për klientët i fleksibilitetit, efikasitetit dhe afateve kohore për përgjigjet, efikasitetin e burimeve, shërbimeve ekonomike etj.
Kjo politike është shpërndarë tek të gjithë punonjësit, është e disponushme ndaj palëve të interesuara dhe mund të ndryshojë nëse është e nevojshme.
Politikat e Cilësisë
Qëllimi i Kompanisë është:
• Të arrihet kënaqësia e Klientëve në aspektin e:
• Cilësisë së kërkuar të shërbimeve dhe produkteve,
• Koha e porosive ose ekzekutimi i saktë i tyre lidhur me kushtet e dorëzimit, dhe përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.
• Të përmirësojë nivelin e shërbimit të ofruar nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me Furnitorët dhe ofrimin e të gjithë informacionit dhe suportit të nevojshëm ndaj klientëve.
• Të parandalojë ndotjen dhe të monitorojë vazhdimisht ndikimin e aktiviteteve tona në mjedis.
Ne angazhohemi vazhdimisht në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona përmes:
• Identifikimit të vazhdueshëm të nevojave të klientëve në fushat e mëposhtme:
− Cilësia e mallrave dhe shërbimeve,
− Menaxhimi i kërkesave të klientëve, frekuenca e dërgesave, stoku.
• Ndërmarrja e veprimeve për të ofruar dhe operuar sipas standardeve të GDP (Good Distribution Practice).
• Orientimi i punës i të gjitha departamenteve të Kompanisë për të identifikuar dhe përmbushur në mënyrë efektive nevojat e klientit, masat mjedisore, shëndetin në vendin e punës nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme të punonjësve tanë.
• Përmbushjen e kërkesave ligjore, rregulloreve dhe standardeve përgjatë gjithë veprimtarisë së kompanisë.
• Identifikimin dhe vlerësimin e vazhdueshëm të rrezikut në vendin e punës dhe marrjen e të gjitha masave parandaluese dhe përmirësuese me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e kënaqësisë së punonjësve.
• Identifikimin dhe vlerësimin e ndikimit të mundshëm të aktiviteteve tona në mjedis dhe ndërmarrjen e çfarëdo veprimi për të parandaluar ose reduktuar ndikimin negativ në mjedis.
Certifikata
Ne e vlerësojmë besimin e fituar dhe kënaqësinë e klientëve, prandaj ne ende gëzojmë cilësinë e shërbimeve tona. Kjo është konfirmuar nga Certifikata e Sistemit të Menaxhimit Cilësisë ISO 9001: 2015, i cili është mbajtur vazhdimisht që nga viti 2015.