Në shtator të vitit 2015 Ministria e Shëndetësisë shpalli Kompaninë Evita sh.p.k. me Spitalin Amerikan sh.a. fitues të koncesionit/partneritetit publik privat “Për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë rrethe: Shkodër, Lezhë, Vlorë, Korçë dhe Elbasan”.
Pas firmosjes së kësaj Kontrate për një afat dhjetëvjeçar, DiaVita sh.p.k. nisi ndërtimin i Qendrave të Hemodializës pranë vendbanimeve të pacientëve, rekrutimin dhe trajnimin e stafit mjekësor dhe atij mbështetës.
Aktualisht pranë Qendrave të Hemodializës ku DiaVita sh.p.k operon sipas standartit së cilësisë ISO 9001:2015 TUV Austria, marrin shërbim afro 380 pacientë, rreth 30% e totalit të pacientëve në vend. DiaVita numëron 120 punonjës si staf mjekësor dhe mbështetës.
Investimi i kryer dhe cilësia e shërbimit ofruar nga DiaVita sh.p.k. ka tërhequr vëmendjen e kompanisë prestigjioze Diaverum, një ndër kompanitë më të mëdha në botë në këtë sektor.
E themeluar në vitin 1991, kompania me qendër në Suedi ka një prezencë në 20 shtete të ndryshme në Evropë, Amerikën Latine, Afrikë & Azi, dhe është e profilizuar vetëm në përkujdesin renal.
Aktualisht 11.000 punonjës të Diaverum International AB përkujdesen për 36.000 pacientë në mbi 360 klinika dialize në mbarë botën.
Pas hyrjes vitin e kaluar në tregun e Maqedonisë së Veriut, Diaverum International AB ka shprehur interesin në blerjen e kuotave të Kompanisë DiaVita, e cila zotëron 5 qendra hemodialize në Shqipëri, nga 14 që janë gjithsej në vend.
Evita ka shprehur gjithashtu interes në shitjen e kuotave që zotëron në shoqërinë DiaVita.