Projekt i iniciuar nga Shërbimi i Nefrologjisë dhe Shoqata e Nefrologjisë për edukimin në vazhdim me temë: Trajtimi i të Pacientëve me Sëmundje Renale Kronike në Hemodializë. Kordinator përgjegjës për organizimin shkencor të aktivitetit : Dr. Shk. M. Merita Rroji (Molla).
Trajtimi i pacientëve në stadin e 5-të të Sëmundjes renale kronike është gjithmonë në zhvillim. Sfida e komunitetit mjekesor qëndron gjithmonë në futjen e koncepteve të reja në praktikën e përditshme klinike. Zhvillimet teknologjike dhe terapeutike ofrojnë mundësi të reja; dhe kufizimet financiare shtesë vazhdimisht na shtyjnë drejt sigurimit të kujdesit me vlerë të lartë. Ky program edukimi ka në fokus personelin mjekësor të Hemodializës në të gjithë vendin për të unifikuar konceptet themelore dhe për të evidentuar konceptet e reja në kujdesin e trajtimit me Hemodializë. Ajo thekson përmirësimin e vazhdueshëm të kujdesit të pacientit. Programi ka si fokus zgjerimin e debateve dhe angazhimin aktiv të audiencës në mënyrë që të evidentohen e të qartësohen të gjitha problematikat të gjeneruara nga praktika.
Aktiviteti me temë “Sfidat e trajtimit të pacientëve me sëmundje renale kronike në hemodializë” u zhvillua me datë 17 Shtator 2017 pranë Tirana International Hotel e organizuar me profesorët dhe mjekët e Shërbimit të Nefrologjisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Shoqatës së Nefrologjisë së Shqipërisë dhe u financua nga Shoqëria Diavita Shpk., për edukimin në vazhdim.
Punimet e prezantuara ishin:
Udha e pacientit në Terapi Renale Zëvëndësuese. Kur të fillohet? Cilën terapi? Pse? nga Prof. Dr. Myftar Barbullushi
Antikoagulimi në hemodializë nga Dr. Ahmet Duraku
Rrisku dhe sëmundshmëria kardiovaskulare në dializë nga Dr. Shk. M. Merita Rroji
Aksidentet cerebrale vaskulare tek pacientët në trajtim me hemodializë nga Dr. Fjona Nasto
Nutricioni në dializë nga Dr. Shk. M. Nereida Spahia
Prevenimi, monitorimi e trajtimi i infeksioneve në dializë nga Dr. Vilma Cadri
Hipotensioni intra-dialitik dhe konceptet modern në trajtimin e tij nga Prof. Alketa Koroshi
Aksesi vaskular, thembra e Akilit në trajtimin e të sëmurëve në hemodializë. Shkaqet e dështimit të tij nga Dr. Shk. M. Erjola Likaj
Nga formulari i vlerësimit i dorëzuar tek 220 pjesëmarrësit ku kryesisht ishin mjekë nefrologë, të përgjithshëm dhe staf infermieror që shërbejnë në repartet e hemodializës. Mbi 95% e tyre vlerësuan shkëlqyeshëm përgatitjen profesionale nga ana e të gjithë lektorëve dhe punimeve të tyre më të reja.
Ky aktivitet u akreditua nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim me 6 (gjashtë) kredite për pjesëmarrësit pasivë dhe 12 (dymbëdhjetë) kredite për pjesëmarrësit aktivë.