Shërbime

Shperndarje

Produkti i duhur në kohën e duhur është sukses i çdo farmacie, klinike apo spitali. Njerëzit tanë kanë përkushtimin maksimal të sigurojnë për secilin klient të marrë çka i nevojitet, në kohë për cdo ditë. Shpërndarja për ne shkon përtej paketimit – transportit – shitjes. Shpërndarja për ne është vlerë, të cilën e mbartim çdo ditë për të përmirësuar një hallkë të rëndësishme, e cila ndihmon në përmirësimin e performancës së të gjithë aktorëve në Sistemin Shëndetësor, duke siguruar një kujdes më të mirë.

Regjistrim Barnash

Ekspertët tanë ofrojnë asistencën e tyre në regjistrimin primar të barnave në tregun Shqiptar, mirëmbajtjen në vazhdimësi duke përfshirë variacione, riregjistrime dhe rifreskim informacioni sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.

Farmako - Vigjilencë

Ne i jemi dedikuar sigurisë së pacientit, ndaj dhe ofrojmë eksperiencën e njerëzve më të kualifikuar në shërbimin e farmako - vigjilencës. Nëpërmjet kontakteve të vendosura në dispozicion, asistojmë pacientët për çeshtje lidhur me produktet dhe efektet e tyre, numër telefoni: +355 4 45 00 062 dhe Email: [email protected].

Marketing

Sot, të gjitha kompanitë kanë nevojë të demostrojnë vlerat e produkteve dhe shërbimeve të tyre, të mirat që përfitojnë pacientët, faktin që kanë në portofolin e tyre produkte dhe shërbime të cilat tregu jo vetëm i do dhe ka nevojë, po është i gatshëm të paguajë më tepër për to.
Ne kemi njerëzit me vizionin, motivimin dhe aftësitë e duhura për ta bërë ketë.
Stafi ynë i Përfaqësuesve Mjekësore viziton çdo ditë mjekët dhe punonjësit e institucioneve publike dhe private për të përcjellë informacionin më të saktë dhe vlerat e çdo produkti që ne perfaqësojmë.
Skuadra jonë e marketingut punon çdo ditë që mesazhet e duhura t'i përcillen target grupit të duhur nëpërmjet të gjitha aktiviteteve promocionale, mediave dhe rrjeteve sociale.

Mirëmbajtje pajisjesh

Në çdo qendër shëndetësore apo kirurgjikale, nuk mjafton të sigurohen vetëm materialet apo pajisjet mjekësore që shërbimi të funksionojë. Duhet më tepër…
Ne së bashku me çdo produkt tonin, dhe jo vetëm, ofrojmë eksperiencën e inxhinierëve të kualifikuar, praninë e tyre 24/7, çmimet më konkuruese në përmbushje të qëllimit tonë primar “Për një Sistem Shëndetësor më të mirë”.

Software për Spitale

Tashmë u ofrojmë klientëve tanë shërbimin software për spitale, RIS-Pacs (Sistem Informacioni Radiologjik - Arkivimi i Imazheve dhe Sistem Komunikimi), një software i dedikuar për përdorim në rrjet të imazheve radiologjike dhe informacionet shoqëruese në distancë, duke garantuar një koordinim të besueshëm dhe të thjeshtë kudo dhe në çdo kohë.
Ky software është zhvilluar nga kompania prestigjoze italiane Exprivia Healthcare IT.