
Evita sjell buzëqeshjen e pacientëve të vegjël në ambientet e pediatrisë me rastin e Vitit të Ri.
02/02/2022
Konferenca e 16-të e Shoqatës së Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë
13/01/2023
Për kompaninë Evita mirëqenia dhe shëndeti i stafit të saj është shumë i rëndësishëm, ndaj në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit, u organizua një takim sensibilizues me mjeken e kompanisë Prof. Asc. Ilirjana Zekja.
Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga rritja jashtë kontrollit e qelizave të vetë gjirit dhe përhapja jo normale e indit të gjirit. Qelizat e sipërpërmendura grumbullohen dhe formojnë një tumor, i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit.
Kanceri i gjirit është një nga format më të shpeshta të kancerit, rreth një nga nëntë gra preket nga kanceri i gjirit, dhe nuk është mundur ende të përcaktohet shkaku i krijimit. Kanceri i gjirit mund të prekë edhe meshkujt edhe pse ndodh shumë rrallë.
Gjatë takimit të zhvilluar u diskutua rreth kësaj patologjie, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, hapat që duhet të ndiqen, që nga vetë-ekzaminimi e deri te ekzaminimet klinike, rreziqet, mënyrat apo këshillat për zvogëlimin e tyre.
Zbulimi i hershëm është thelbësor dhe ky muaj është një kujtesë e mirë për t’i dhënë trupit tonë kujdesin që meriton!



